Sunday, September 27, 2009

Pirja e duhanit !!!

Te gjithe e dijne se duhani eshte teper i demshem per shendetin, madje ai shpie deri ne vdekje. Kjo eshte vertetuar me se miri nga studimet shkencore dhe statistikat e nxjerra. Ne shtetet e perparuara gjenden shoqata te panumerta te cilat merren me organizimin e luftes kunder duhanit dhe ne ngritjen e vetedijes se njerezve per demin e tij. Konsiderohet se ne bote ka mbi 1 miliard e 500 milione pires duhani dhe raporti i vdekjeve te atyre qe pine duhan, kundrejt atyre qe nuk pine eshte 10 here me i madh. Duhet ditur se:- Aftesia e thithjes se oksigjenit te njerezit qe pine duhan, pakesohet ne raportin 1/6 ose 1/3 (13-33% me pak oksigjen ne trup), kjo ne radhe te pare demton trurin dhe zemren;- Ne 90% te rasteve, bllokimi i gjakut ne damare vjen si pasoje e pirjes se duhanit;- Grate plaken 15 vjet me pare ne krahasim me ato qe nuk pine duhan;- Pirja e nje cigareje shkaterron rreth 2.5 miligram vitamin C ne trupin e njeriut,kur dihet se kjo vitamin ka rol kryesor ne imunitetin e organizmit.Me të vërtetë, pirja e duhanit përbën njërën nga sëmundjet sociale më të përhapura në rruzullin tokësor. Duhani gjithashtu përmban një numër të madh elementesh të dëmshme për shëndetin e njeriut, siç janë: nikotina, katrani, poloniumi radioaktiv, etj.Mos u mashtro! Nikotina në cigare dhe duhan shkakton varshmëri.Nikotina ngushton enët tuaja të gjakut dhe krijon ngarkesë shtesë mbi zemrën tuaj.Tymosja e duhanit mund të shkatërrojë mushkëritë dhe të zvogëlojë oksigjenin në dispozicion për muskujt, që përdoren gjatë sporteve.Duhanxhinjtë vrapojnë më ngadalë dhe nuk mund të vrapojnë aq larg, duke ndikuar kjo në performancën e tërësishme sportive.

Marihuana armiku me i madh i dhëmbëve dhe i shëndetit


Njerëzit të cilët pinë rregullisht marihuanë janë më të prirë ndaj sëmundjes së dhëmbëve, që në rastin më të keq mund të sjell deri tek paradentoza.Hulumtimi më i ri ka treguar se pirja e shpeshtë e marihuanës është drejtpërdrejt e lidhur me më shumë se 75% të rasteve të sëmundjeve të dhëmbëve, dhe atë tek personat më të rinj se 32-vjeç.Inflamacioni i mishit të dhëmbëve është shkaku më i shpeshtë i shkatërrimit të dhëmbit, menjëherë pas paradentitit.Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti Otago, King’s College London, universitetet Duke dhe North Carolina, kanë përcjellë shëndetin e dhëmbëve të 1.000 njerëzve të lindur në Dunedin, në Zelandë të Re, mes viteve 1972 e 1973.Sëmundjet e dhëmbëve dhe paradentoza më herët shpesh janë ndërlidhur me cigaret, por kjo është hera e parë që hulumtohet lidhja me pirjen e marihuanës.Studimi është publikuar në Journal of the American Medical Association, pas hulumtimeve të cilat kanë lidhur marihuanën me problemet mentale dhe sëmundjet e mushkërive.